zoom

Të gjitha

Veshja e Ronela Hajatit habit gazetarët në Itali / Mos ndoshta është një mesazh për Eurovizionin?!

Ronela Hajati, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, ka realizuar sot një konferencë për shtyp ku ka folur rreth shumë gjërave me vetëbesim dhe natyrën e saj karizmatike.

Vëmendje të madhe mori veshja. Ajo u shfaq me një fustan të bardhë të gjerë që i mbulonte gjithë trupin përveç duarve që i kishte lënë jashtë.   Ndërkohë, në kokë mbante një kapele, nëse mund ta quajmë të tillë shumë ekstravagante, të madhe dhe të qëndisur me gurë.

Kjo veshje po komentohet në mediat sociale si një kundërpërgjigje ndaj Eurovisionit, i cili fshiu një nga fotografitë e saj nga Instagrami duke e konsideruar si provokuese.

“Përpiqem të jem sa më familjare kështu që i mbulova të gjitha pjesët e trupit. Nuk vendosa maskë sepse duhet të flasë por po përpiqem të mbuloj çdo gjë. Ky detaj i kokës është shumë i bukur dhe veshja është e lezetshme, kam dhe një shenjë nga buzëkuqi im këtu kështu që mos më filmoni”, u shpreh Ronela për veshjen e saj teksa u pyet nga gazetarët./L.K

/Zoom.al