zoom

Bota

Kishte 2 thika me vete, qëllohet për vdekje një person pranë kongresit republikan

Kishte 2 thika me vete, qëllohet për vdekje një person pranë kongresit republikan

Oficerët e policisë qëlluan për vdekje një burrë që kishte me vete dy thika pranë Konventës Kombëtare Republikane në Milwaukee, Wisonsin.

RNC filloi të hënën, dy ditë pasi një person i armatosur hapi zjarr ndaj ish-presidentit Donald Trump në një tubim në Pensilvani.

Trump u shfaq para turmës në natën e parë të RNC me një fashë mbi veshin e tij të djathtë pas atentatit të dështuar ndaj tij.

Në ditën e dytë të konventës katër-ditore, pranë RNC u vra një 43-vjeçar pasi ai sulmoi një person të paarmatosur ndërsa mbante nga një thikë në secilën dorë, tha Departamenti i Policisë së Milwaukee.

Kryebashkiaku Cavalier Johnson tha se oficerët e policisë shpëtuan jetën e një personi, i cili ishte i paarmatosur nga vdekja ose lëndimi i rëndë.

Ata panë 43-vjeçarin të shkonte drejt burrit tjetër pasi e urdhëruan të hidhte thikat, tha Johnson.

Ai shtoi se ishte i pikëlluar nga ngjarja e ndodhur.