zoom

Bota

Kina konfirmon vizitën e Donald Trump në Pekin

Kina konfirmon vizitën e Donald Trump në Pekin

Kina ka konfirmuar zyrtarisht se Donald Trump do të zhvillojë një vizitë në Pekin gjatë kësaj jave, ku pritet të takohet me presidentin kinez Xi Jinping.


Lajmi u bë publik nga Ministria e Jashtme kineze, e cila sqaroi se vizita do të zhvillohet me ftesë të Xi Jinping. Edhe pse Trump kishte paralajmëruar më herët udhëtimin e tij në Kinë, autoritetet kineze nuk kishin dhënë deri tani një konfirmim zyrtar.


Takimi mes dy liderëve vjen në një moment tensionesh të forta ndërkombëtare, ndërsa lufta në Iran dhe situata në Ngushticën e Hormuzit po ndikojnë drejtpërdrejt në tregjet globale dhe sigurinë energjetike.
Analistët vlerësojnë se zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe mundësia e rikthimit të stabilitetit në rajon pritet të jenë ndër temat kryesore të diskutimeve në Pekin./ Zoom.al

Postime të lidhura