Aplikacion
Demi
Ndryshimet dhe eksperimentet nuk janë aspak në tipin e një Demi. Një person i kësaj shenje i mbërthen tentakulat në të shkuarën dhe vështirë se jepet pas të resë. Nëse u bie në kokë për dikë, vështirë se e harrojnë. Një Dem thjesht nuk mundet ta mendojë jetën pa partnerin/en e tij.
Gaforrja
E karakterizuar nga brishtësia, Gaforrja nuk mundet ta lërë pas në harresë njeriun me të cilin përjetoi një romancë. Më së shumti, personat e kësaj shenje jetojnë me kujtimet e së shkuarës. Mjafton një këngë apo aroma e një parfumi dhe mendja e tyre do fluturojë drejt e te ishi.
Virgjëresha
Ekstremisht të ndjeshëm, nuk është e habitshme që një Virgjerëshë të kujtojë ish-in. Vazhdimisht interesohen për jetët e partnerëve të tyre të dikurshëm dhe sjellin ndërmend kohën e kaluar bashkë.
Peshorja
Ndonëse përpiqen ta fshehin me çdo kusht, peshoret janë romantike të pashpresa. Ndarja përjetohet shumë prej tyre dhe i përndjek për një kohë të gjatë; javë, muaj dhe madje dhe vite.