zoom

Aktualitet

Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli i GJKKO merr vendimin për Ramazan Rrajën

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e Ramazan Rrajës, nipit të ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, për t’u liruar nga qelia.

Ramazan Rraja kishte kërkuar revokimin e masës së sigurisë “arrest me burg ndaj tij” dhe caktimin e masës “detyrim paraqitje” ose “arrest shtëpie”.

Por Apeli i Gjykatës së Posaçme nuk ka pranuar ankimin e tij, duke lënë në fuqi vendimin e GJKKO.

Njoftimi i Gjykatës:

Gjykata e Posaçme e Apelit prrr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, sot më 05.04.2024, ora 09:00, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 68 akti, datë 27.03.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim/ankues R.Rr., ndaj vendimit nr. 57, datë 07.02.2024 të gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: “Revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar ndaj personit nën hetim Ramazan Rraja me vendimin nr. 308 akti, datë 21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ose në alternativë zëvendësimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” dhe caktimin e masës së sigurimit “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Arrestit në shtëpi”, dhe vendosi:

Mospranimin e ankimit të paraqitur nga i hetuari R.Rr. nëpërmjet mbrojtësit të tij av. Elton Hyseni, ndaj disponimit nr. 57 akti, datë 07.02.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.