zoom

Aktualitet

Kërkohej nga autoritetet britanike për vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Tiranë

Kërkohej nga autoritetet britanike për vrasje, i riu shqiptar arrestohet në Tiranë

Një 26-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, është vetëdorëzuar këtë të martë në ambientet e Policisë së Tiranës.

Bëhet fjalë për Armando Markun, i dyshuar për përfshirje në një ngjarje të rëndë kriminale që lidhet me veprën penale të vrasjes.

Marku ishte në listën e personave të kërkuar prej disa vitesh, pasi autoritetet britanike e akuzojnë për rol në vrasjen e një ish-snajperisti në qytetin Hartlepool të Anglisë, ngjarje e ndodhur në vitin 2019. Për këtë çështje, ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar në kuadër të bashkëpunimit mes strukturave ligjzbatuese.

Menjëherë pas paraqitjes në polici, ai është shoqëruar nga efektivët për kryerjen e veprimeve procedurale. Autoritetet shqiptare pritet të ndjekin hapat ligjorë përkatës në bashkëpunim me palën britanike, në funksion të ekstradimit./ Zoom.al

Postime të lidhura