zoom

Aktualitet

Kërcënoi stafin dhe shkatërroi objekte pune, arrestohet ish-drejtori i AKU

Kërcënoi stafin dhe shkatërroi objekte pune, arrestohet ish-drejtori i AKU

Policia ka vënë në pranga ish-drejtuesin e AKU-së në Durrës.

41-vjeçarin Elton Varaku dyshohet se ka shkatërruar objekte pune në ambientet e institucionit dhe ka kërcënuar e fyer punonjësit.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës e arrestuan në flagrancë Varakun, banues në Shijak, pas incidentit të ndodhur në zyrat e AKU-së.

Ai dyshohet se ka dëmtuar pajisje dhe materiale pune, si dhe ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj stafit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Postime të lidhura