zoom

Lajme

Kërcënohet me jetë ministri i Brendshëm, i dërgohet zarf me plumba

Kërcënohet me jetë ministri i Brendshëm, i dërgohet zarf me plumba

Një zarf që përmbante tre plumba dhe që ishte adresuar për zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiç, u kap në ndërtesën e Qeverisë në Beograd më 28 gusht 2025, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Pakoja e dyshimtë u zbulua gjatë kontrollit të sigurisë të postës qeveritare. Gjatë skanimit me rreze X, stafi i sigurisë konstatoi praninë e plumbave brenda zarfit, i cili më pas u sekuestrua menjëherë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, nga hetimet rezultuar se pakoja ishte dërguar më 26 gusht nga një zyrë postare në Požarevac. Policia konfirmoi se ka identifikuar dhe lokalizuar dërguesin.

Rasti është në hetim, ndërsa nuk janë dhënë ende detaje të tjera mbi të dyshuarin./ Zoom.al

Postime të lidhura