Aplikacion
Botuesi i News24 dhe Panorama Group, Irfan Hysenbelliu së bashku me familjarë të tij, janë kërcënuar me jetë.
Sipas Balkanweb, ata janë kërcënuar nga një person i denoncuar më parë për afera të dyshuara korruptive në emisionet investigative të News24. Ai raportohet të ketë lidhje të ngushta me nivelet e larta të qeverisjes.
Avokatët e familjes Hysenbelliu kanë deklaruar se do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar provat përkatëse që dokumentojnë kanosjen, ndërsa Irfan Hysenbelliu dhe familjarët e tij theksojnë mbështetjen e plotë për stafin mediatik.
Ata inkurajojnë News24 dhe Panorama Group të vijojnë betejën e tyre dhe të denoncojnë çdo aferë korrupsioni.
Kërcënimi me jetë i familjes Hysenbelliu vjen pas përplasjes mes News24 dhe policisë e qeverisë. Për thuajse 2 javë, sinjali i News24 u ndërpre dhe ambientetet e medias u morën nga shteti me forcë policore për të ndërtuar një fabrikë armësh në zonë.
Ditën e djeshme, News 24 u rikthye në transmetim./ Zoom.al