Aplikacion
Ditën e djeshme, Ambasada Amerikane njoftoi se një sulm i mundshëm rrezikonte të kërcënonte Shqipërinë në datat 23-24 korrik, përgjatë Samitit të Iranit të Lirë, çka solli anulimin e këtij të fundit.
Mbi agresionin në fjalë, New York Times do të shkruante dy vite më parë.
“Rebelët iranianë janë të strehuar në Shqipëri. Na bënë një turne. Çfarë po bëjnë ata në Shqipëri?”- ishte pikëpyetja që ngrinte artikulli.
Më poshtë, e gjeni shkrimin të përshtatur në shqip.
MANEZ, Shqipëri – Në një luginë në fshatin shqiptar, një grup disidentësh iranianë beqarë kanë ndërtuar një kazermë të gjerë dhe të ruajtur fort në të cilën pak të huaj kanë hyrë ndonjëherë.
Pavarësisht se kë pyesni apo kujt i referoheni, Muxhahedinët Khalq ose Xhihadistët e Popullit, janë ose qeveria zëvendësuese e Iranit në pritje ose një kult i dyfishtë terrorist. Gazetarët rrallë lejohen brenda kampit të qarkullojnë vetëm dhe nganjëherë refuzohen me forcë.
Por pas vendimit të Presidentit Trump për të vrarë Qassim Suleimani, një gjeneral i fuqishëm iranian, dukej se ia vlente të provohej përsëri. A do të lejohej një gazetar, brenda kampit të një grupi që pretendon se dëshiron një Iran demokratik dhe laik?
Në kërkesën time (shkruan Patrick Kingsley) përfshihej Somayeh Mohammadi, 39 vjeç, familja e së cilës, përgjatë dy dekadave ka deklaruar se ajo po mbahet kundra vullnetit të saj.
“Kjo është zgjedhja ime,” tha zonja Mohammadi, pasi komandantët e saj dolën nga dhoma. “Nëse dua të largohem, mund të largohem”.
Ndonëse grupi mund të mos jetë përpjekur ta fshihte znj. Mohammadi, kishte disa momente të çuditshme (gjatë intervistës), ku dukej se disa sekrete po mbaheshin të kyçura.
Në veçanti, zyrtarët e lartë ngecën kur u pyetën për vendndodhjen e udhëheqësit nominal të grupit, Massoud Rajavi, i cili u zhduk në 2003.
“Ku eshte ai?” tha Ali Safavi, përfaqësuesi kryesor i grupit në Uashington. “Epo, ne nuk mund të flasim për këtë, kjo është …”
Ai u largua, duke i ngulur sytë në këmbët e tij.
A është ende gjallë? A është ai në Shqipëri?
“Nuk mund të flasim për këtë”, u përgjigj zoti Safavi, pas disa sekondash heshtjeje./ Zoom.al