22 korrik 2022
Aplikacion
Është shtyrë për një datë të pacaktuar Samiti i Iranit të Lirë, që pritej të mbahej më datat 23-24 korrik në Durrës.
Shtyrja e samitit ka ardhur me rekomandim të qeverisë shqiptare dhe pas alarmeve për ndonjë kërcënim të mundshëm terrorist përgjatë dy ditëve.
Ndërkohë edhe dje, Ambasada Amerikane në vendin tonë ngriti alarmin se kishte informacion për një kërcënim të mundshëm në ditët që do të mbahej ky samit.
Njoftimi:
Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit.
22 korrik 2022
Ambasada Amerikane u bëri thirrje qytetarëve të saj të shmangnin këtë samit, të ndiqnin lajmet në mediat lokale, të ishin të vëmendshëm dhe të ruanin një profil të ulët. Ndërkohë që nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka shtuar masat në kamp, për të siguruar jetën e të pranishmëve./Zoom.al

