zoom

Të gjitha

Dua Lipa e ftuar nderi në Teksas

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj “Future Nostalgia” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka pasur fatin që të këndojë në shtete të ndryshme të SHBA-së, për të performuar dhe promovuar këngët e albumit me të njëjtin titull. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka marrë këtë herë ftesën nga bashkëkombasit e saj për të qenë e pranishme në një event shumë special.

Së fundmi, interpretuesja e hitit “New Rules” ka marrë pjesë në inaugurimin e shkollës së parë shqiptare në Texas të Amerikës. Këtë ajo e bëri të ditur përmes një sërë fotografish që i ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram.

“Një nder të isha pjesë e hapjes së shkollës së parë shqiptare në Texas sot”, shkroi Dua në mbishkrimin e një fotografie në InstaStory. “Qendra promovon kulturën shqiptare, artin dhe muzikën duke ofruar kurse gjuhësore nga klasat 5-15 vjeç”, shkroi këngëtarja në një tjetër fotografi gjatë fjalimit të saj në inaugurim.

Më tej, artistja publikoi edhe një fotografi të përbashkët të realizuar me të gjithë nxënësit e kësaj shkolle, ku shiheshin duke bërë simbolin e shqiponjës me duar./L.K

/Zoom.al