Aplikacion
Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani, ka treguar ditën e djeshme shumë detaje rreth performancës së këngëtares Ronela Hajati në “Eurovision”.
Gjatë një interviste për emisionin “FriendZone”, Niko Komani tha se performanca do të jetë krejt ndryshe nga Festivali i RTSH-së.
“Është totalisht diçka tjetër. Do të jetë diçka tepër moderne. Do të jetë një Ronela bombastike, do të kërcejë më shumë se tek festivali. Ronela do të “çmendet”. Klaudia Pepa po merret me koreografinë. Performanca nuk do të ketë asnjë lidhje me performancën që pati në festival. Është një koncept ndryshe. Për veshjen finale ende nuk kemi arritur në përfundim sepse janë katër veshje dhe do të shikojmë se cila është idealja.”, tha Niko.
Edhe Ronela Hajati, ka zbuluar një pjesë ‘look’-u nga klipi që pritet të publikohet nesër në orën 16:00. Këngëtarja do të na përfaqësojë me këngën “Sekret”, ndërsa ka premtuar se do të shkaktojë shumë zhurmë./L.K
Zoom.al
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë