zoom

Të gjitha

“Kënga nis…”/ Pas shumë skandaleve Fjolla Morina i rikthehet jetës artistike

Ajo i ka munguar skenës muzikore shqiptare me këngë të re prej afro dy vitesh. Bëhet fjalë për artisten e njohur shqiptare, Fjolla Morina, e cila të fundit projekt të quajtur “Kape” e publikoi më 20 shtator të vitit 2020.

Pas një sërë ngjarjesh në jetën private, këngëtarja 36-vjeçare duket se ka vendosur të rikthehet sërish në muzikë. Në një postim të fundit të shpërndarë në rrjete sociale, ajo tha se së shpejti do të sjellë këngën e re. “Kënga e re së shpejti me….?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë fotos duke bërë me dije se është bashkëpunim.

Megjithatë, Fjolla nuk është se ka zbuluar emrin e personit me të cilin po sjell këngën. Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur Morina për fansat e admiruesit e muzikës së saj. Ju kujtojmë që në një intervistë të dhënë së fundmi biznesmeni u shpreh se tani që e kthen kokën pas është shumë i penduar që u martua Fjollën. Më tej ai shtoi se e bezdis fakti që kudo në media përmendet si bashkëshorti i saj./L.K

/Zoom.al