Aplikacion
Në tregun e këmbimit valutor, këtë të martë, monedhat e huaja shfaqen me luhatje të lehta, duke reflektuar ecurinë e tregjeve ndërkombëtare dhe kërkesën e brendshme.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit, dollari amerikan blihet sot me 82.3 lekë, ndërsa shitet me 83.3 lekë, duke ruajtur një nivel relativisht të qëndrueshëm krahasuar me ditët e fundit.
Ndërkohë, euro, monedha më e përdorur në tregun shqiptar, blihet me 96.1 lekë dhe shitet me 96.9 lekë, pa ndryshime të ndjeshme nga ditët e fundit.
Franga zvicerane vijon të mbetet në nivele të larta, duke u blerë sot me 103 lekë dhe u shitur me 104 lekë, ndërsa paundi britanik regjistron vlera edhe më të larta, ku blihet me 110.6 lekë dhe shitet me 111.6 lekë./ Zoom.al

Labi premtoi 150 euro për Roelin nga çdo event, shpërthen Rezart Veleshnja: Shpati nuk lypi kurrë

