zoom

Lajme

“Ke fjetur me Lulin”, “Mos u merr me mua”! Sherr te Ligjet mes Bardhit e Ballës, shkak “prefekti”

I ashpër ka qenë debati mes ministrit të Brendshëm Taulant Balla dhe demokratit, Gazment Bardhi sot në Komisionin e Ligjeve. Balla mes ironisë theksoi se Bardhi ka fjetur me Bashën. Ndërkohë demokrati e ka paralajmëruar që të mos merrej me të.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, ka deklaruar se do të votojë kundër projektligjit për disa shtesa në ligjin për “Prefektin e qarkut”. Bardhi tha se propozimet që kanë ardhur nuk janë të nevojshme dhe nuk sjellin përmirësim të rolit të prefektit dhe as kontributit të tij.

“Propozimet që kanë ardhur në ligj janë të panevojshme dhe do të marrin votën kundër. Sepse nuk sjell asnjë përmirësim as të rolit të prefektit  dhe kontributit të tij. E gjitha është qe keni propozuar një ligj që të vini këtu të na flisni një orë dhe të na flisni për gjëra që nuk kanë lidhje me projektligjin. Se sa mirë e kanë bërë punën emergjencat civile, qytetarët e kanë parë. Sa kohë nuk ka asnjë përmirësim apo rol të shtuar të prefektit, pa diskutim vota do të jetë kundër”, tha ai.

Pjesë nga replikat në Komision:

Bardhi: Vota jonë do të jetë kundër. Mund ta merrni ju fjalën të vazhdoni videoklipin meqënëse e kemi që japim fjalën njëri-tjetrit.

Balla: Nuk kam dyshim që votoni kundër pa ditur se çfarë votoni sepse kam shumë vite në Kuvend. Ndjej keqardhje sepse nëse do t’i zbardhte dikush ndërhyrjet që erdhën nga deputetët e opozitës.. Ju ndërhyra gjë kur folët? Ke një huq të keq që duhet ta ndryshosh. Iu referuat rastit të një zjarri në një qendër tregtare në Lushnjë, ndërsa ju bëni komente nga divani unë dhe kolegu kemi qenë aty dhe padyshim që mund të them që është një prej rasteve më të mira.

Bardhi: U fik zjarri dhe sa ike ti u rindez zjarri.

Balla: Ti fle gjumë herët se të ka ngelur nga Luli kjo. Ti ke fjetur me Lulin dhe flini herët. Ta mbaroj, ti gënjen!

Bardhi: Po pse?

Balla: Unë kam qenë aty deri në 4 të mëngjesit. (Bardhi ndërhyn) Edukata është si këmisha e bardhë që shkon me çdo veshje, dhe mbaj në përgjithësi këmishë të bardhë.

Bardhi: Falë pjesëmarrjes tënde atje zjarri u shua.

Balla: O zot sa… Kjo është e rëndë që t’i mund të jesh kryetar grupi parlamentar minimalisht, po ta mbaroj. Çfarë e ke këtë histori paedukate deri në këtë lloj niveli.

Bardhi: Mos u merr me mua, që të mos merrem unë me…

Balla: Po mos ndërhy o zotëri!  /ZOOM.AL/