Aplikacion
Duket se një nga çiftet më të preferuara të fansave në Hollywood i ka dhënë fund lidhjes së tyre.
Orlando Bloom dhe Katy Perry raportohet se janë ndarë pas 8 vitesh së bashku.
Sipas TMZ, aktori do jetë pjesë e dasmës së vitit të Jeff Bezos dhe Lauren Sánchez në Venecia të Italisë.
Por e fejuara e tij, Katy Perry, mungon në listën e të ftuarve në dasmë, pasi aktualisht është në turneun e saj global “143”.
Por, pavarësisht detyrimeve profesionale, mungesa e këngëtares vetëm sa ka intensifikuar thashethemet për një ndarje.
Çifit, prindër të vajzës Daisy Dove, duket se i kanë dhënë fund fejesës së tyre në heshtje.