Aplikacion
Pushtimi rus në Ukrainë ka marr qindra jetë në fushëbetejë dhe në qytetet ukrainase gjatë bombardimeve. Por ndërkombëtarisht, ka prekur gjithashtu gjithçka që nga siguria e ushqimit në Kairo te çmimi i gazit në Kaliforni.
Ka nxitur zhvendosjet kryesore gjeopolitike dhe ka ndryshuar mënyrën se si funksionojnë disa prej institucioneve më të shquara të globit.
Këtu janë 4 mënyra se si ka ndryshuar bota në 10 ditë që kur lufta është kthyer në Europë.
Një rend botëror në ndryshim
Pushtimi i Ukrainës nuk ishte fillimi i një epoke të re të fuqisë së madhe politike. Ishte thirrja e dhunshme që konfirmon një ndër ndryshimet më të rëndësishme në rendin gjeopolitik botëror që nga 11 shtatori.
Në vitet që pasuan, terrorizmi konsumoi shumicën e vëmendjes së liderëve perëndimorë. Al Kaeda dhe ISIS ishin armiqtë që duheshin goditur. Kremilini nuk shihej më si kërcënimi që ishte dikur, aq sa në 2012, Presidenti Barack Obama vuri nw lojw kandidatin e atëhershëm për presindet Mitt Romney si jashtë realitetit pasi e quajti Rusinë armikun gjeopolitik numër një të shteteve të bashkuara.
Gjatë asaj kohë, Putini kishte treguar që ishte shumë i dhënë për të përmbysur rendin e vendosur pas luftës së ftohtë.
Dikur officer i inteligjencës së KGB-së, ai mori postin në vitin 2000 me premtimin për t’i rikthyer Rusisë shkëlqimin e mëparshëm ndonjëherë edhe përmes forcës ushtarake.
Si kryeministër në 1999, ai ndërmori një ofensivë në republikën ruse të Çeçenisë kundër separatistëve guerilas. Në vitin 2008, Kremlini pushtoi Gjeorgjinë dhe njohu dy republika të ndara në vend, të cilat në atë kohë po afroheshin drejt Europës.
Më vonë, mbështetja e Putinit për presidentin sirian Bashar al-Assad, gjoja si një mik në luftën kundër terrorizmit, bëri që të humbasë pikë në demokracinë perëndimore, jo më pak se sa për raportet e besueshme të diktatorit sirian për të sulmuar njerëzit e tij me armë kimike. Vendimi i Putin për aneksuar Krimenë në 2014 dhe zmprabsjen e separatistëve në Ukrainën lindore cuan në sanksione dhe u dënuan rëndë.
Kështu ishin edhe përpjekjet e supozuara të Rusisë për të vrarë armiqtë e saj në tokë të huaj.
Por putin mbetet një partner dhe lojëtar i rëndësishëm, edhe pse i pakëndshëm, për liderat nga Washington në Warshav gjatë 2010. Rusia ishte një aleat i rëndësishëm në luftën kundër ISIS,. Furnizuesi kryesor i energjisë në europë, dhe ndihmoi në negociatat kryesore diplomatike si marrëveshja nukleare e Iranit në 2015.
Pushtimi i javës së kaluar mund t’i ketë dhënë fund kësaj. Pas një cerek shekullit që bota perëndimore po përballet me Putin, ai më në fund po e shtyn zarfin dhe po bëhet një ‘pariah.’
Si përgjigje, bota perëndimore e ka goditur Rusinë me sanksione të pashembullta që ka gjymtuar institucionet e tij financiare, duke dërguar ekonominë dhe rublën në rënie dhe kanë targetuar edhe Putinin si dhe rrethin e tij më të afërt të personelit.
‘Putin ëshët tani më i izoluar nga bota seç ka qenë ndonjëherë’ tha Presidenti Joe Biden të martën në deklaratën e tij.
Një Europë më e bashkuar
Pushtimi rus ka nxitur gjithashtu Unionin Europian që të marri vendime për sigurinë që s’do të ishin menduar disa javë më parë.
Megjithëse gjatë viteve blloku ka qenë ndër lojtarët më të fuqishëm ekonomik të botës, ai ka dështuar në kthimin e kësaj force, në fuqi ekuivalente gjeopoltike. Europa ka qenë historikisht e ndare për faktin se sa kontroll qëndror duhet të ketë Brukseli në politikat e jashtme. Kjo ka penguar në një mënyrë ambiciet e larta globale, ndërsa propozimet poltike ishin më të dobëta në negocime ose thjeshtë i është dhënë veto.
Europa duke menduar për mbrojtjen, sigurinë dhe politikat e jashtme ka evoluar vite dritë brenda pak ditësh. Tani është zgjuar nga një ëndërr e gjatë dekadash që stabiliteti i krijuar nga një botë e ndërlidhur e cila do të ndalonte shpërthiminn e luftës dhe që më e keqja të mos ndodhte, sepse Amerika do ta zgjidhte atë.
Tronditja e luftës, që është kthyer në Europë ka bashkuar të 27 vendet anëtare të Europës. Blloku po përdor tani fuqinë e tij ekonomike për qëllime gjeopolitike, duke targetuar Rusinë me paketën më të fortë të sankasioneve të ngarkuara ndonjëherë.
Blloku për herë të parë ka siguruar financat për të blerë armë për Ukrainën.
Gjermania e cila prej dekadash ka qenë kundër një qasje të militarizuar të politikës së jashtmë, është tani duke marrë pjesë në armatimin e Ukrainës dhe duke rritur shpenzimet e veta ushtarake në përgjigje të pushtimit.
‘Kriza në Ukrainë ka hedhur tej iluzinonin që siguria dhe stabilieti në Europë vjen falas’ tha një diplomat Europian për CNN këtë javë. ‘’ Kur nuk ka kërcënim të vërtet, gjeopolitika duket e largët. Tani që ka një luftë në kufirin tonë. Tani ne e dimë që duhet ta paguajmë dhe të veprojmë sëbashku’’ .
Një million njerëz në emigrim
Një million njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre në 7 ditët e para qëkur Rusia pushtoi Ukrainën, një nga migrimet më të shpejta dhe të mëdha të njerëzimit së fundmi. Që ta vendosim këtë në kontekst, u desh tre muaj që një million refugjatë të linin Sirinë në 2013 kur largimi ishte në kulm.
Nëse lufta vazhdon dhe siç tha një burim i afërt i Presidentit Emmanuel Macron, e keqja nuk ka ardhur akoma, Europa mund të përballet me një krizë të paprecedentë refugjatësh.
“Unë kam punuar në emergjencën për refugjatët për pothuajse 40 vite, dhe rrallë kam parë një eksod kaq të shpejtë sa ky’’ tha Filippo Grandi, komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët.
Gjithashtu ka pasur raporte të shumta për racizëm kundrejt njerëzve me ngjyrë dhe që nuk janë shtetas Ukrainas në kufi.
E ardhmja e refugjatëve është e paqartë. Nëse Rusia përmbys qeverinë e zgjedhur demokratike në Ukrainë, do të duan këta njerëz të kthehen në shtëpi? Dhe nëse pas luftës, ata nuk kanë më shtëpi ku të kthehen?
Ushqimi dhe karburanti
Cmimi i gazit në Shtetet e Bashkuara ka arritur majat që nuk kishte ndodhur që pas uraganit Katrina në 2005. Ekspertët janë të shqetësuar se çmimet e ushqimeve mund të gozhdojnë pasi pothuajse u rritën tmerrësisht vititn e kaluar. ‘Moodys’ po paralajmëron se zinxhirët global të furnizmit, tashmë të goditur nga pandemia e Covid-19, mund të çojnë më tej në kaos. Aksionet në mbarë botën ranë të premtën, vecanwrisht Europa mori një goditje të rëndë.
Lufta në Ukrainë ka pasur kosto ekonomike dhe humane në të gjithë botën, veçanërisht kur vjen puna tek energjia.
Megjithëse Europa ka thënë për vite që duhet ta fitojnë vetë energjinë që ka Rusia, Moska është furnizuesi më i madh i vajit dhe gazit në Europë. Europa mund të mbijetojë nëse Rusia ndërpret furnizimin, por nuk do të jetë e lehtë apo e thjeshtë.
Konflikti është gjithashtu një problematikë që do të vendosë nëse familjet do të vendosin ushqim në tavolinë. Vetëm në Ukrainë, 3 deri në 5 milionë njerëz do të kenë nevojë për mbështetje ushqimore menjëherë, tha drejtori ekzekutiv David Beasle i ËFP(Programi Botëror i Ushqimit¬).
Por Rusia dhe Ukrainë janë gjithashtu prodhuesit kryesorë të grurit në botë,. Së bashku, ata përbëjnë 23% të eksportit global, sipas S&P.
‘Frika e konfliktit mes dy furnizuesve kryesorë botërore padyshim që do të ketë ndikime të mëdha në cmime, kur pothuajse ka mungëse’ tha Julien Barnes Dacey, drejtor i programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në Këshillin Europian të Punëve të Jashtme.
Megjithëse Ukraina është padyshim ‘ shporta e bukës’ për Europën, shqetësimi është padyshim më i madh për Lindjen e Mesme, si blerësi i tretë më i madh i grurit në 2020/2021 i Kievit, sipas departamentit të bujqësisë në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 40% e eksportit të grurit aktualisht shkon vetëm për Lindjen e Mesme ose Afrikën./ CNN, – Përgatiti në shqip për zoom.al M.C/
Dhunohet Polici i Rrugores në Shkodër, goditet me sende të forta jashtë orarit të punës