zoom

Aktualitet

Kardhiq-Delvinë/ 6 muaj pas përurimit nisin problemet me rrugën, vështirësi në qarkullim

Vetëm 6 muaj pas përurimit nisin problemet në rrugën Kardhiq-Delvinë. Para tunelit të Skërficës janë krijuar probleme për qarkullimin e automjeteve, ku ka rrëshqitje dherash nga skarpatet anësore.

Shirat e ditëve të fundit i kanë thelluar dhe më shumë problemet në këtë rrugë, ku në një zonë rreth 20 metra para tunelit ka rrëshqitje të vazhdueshme të dherave.

Në trasenë e rrugës ka dhe rënie gurësh duke vështirësuar qarkullimin, jo vetëm për shkak të shikueshmërisë së ulët nga reshjet, por edhe mungesë të ndriçimit.