zoom

Aktualitet

Kapi për fyti të moshuarin pasi e përplasi në vijat e bardha, shoqërohet 46-vjeçarja në Tiranë

Një 46-vjeçare e identifikuar si B.R., është shoqëruar në komisariat pasi përplasi të moshuarin në vijat e bardha. Ajo u revoltua aq shumë sa doli nga makina dhe filloi të debatonte me të moshuarin, derisa guxoi t’i vinte duart në fyt e ta shtynte.

Ndërkohë nuk pati asnjë kundërveprim veçse përgjigje se desh i mori këmbën para. I gjithë trafiku ishte bllokuar ngaqë gruaja ndaloi automjetin në mes të rrugës.

“Jam në vijat e bardha. Turp të kesh. Unë kaloj këtu, ajo desh më mori këmbën”, tha i moshuari.

Reagimi i policisë erdhi pas publikimit të pamjeve filmike në rrjete sociale dhe organizuan punën për identifikimin e drejtueses së automjetit që shfaqet në video.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë lokalizuar automjetin dhe kanë shoqëruar drejtuesen e tij, shtetases B. R., 46 vjeçe.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i automjetit tip “Benz”, ndërsa për drejtuesen e automjetit u vendos masa administrative, në bazë të Kodit Rrugor, për mosdhënie përparësie këmbësorëve”, njoftoi policia.