Aplikacion
Paraditen e kësaj të marte, policia në Torino ka vënë në pranga 6 persona në bashkëpunim edhe me policinë shqiptare.
“Si rezultat i punës hetimore, shkëmbimit të informacioneve dhe veprimeve të tjera operacionale, të përbashkëta me Policinë italiane, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “Car Wash”, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë. Të 4 këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale”, – thuhet në njoftimin për mediat të Policisë së Shtetit.
Plantacionet
Operacioni i “Car Wash”, i nisur nga hetimet ndaj menaxherëve të lavazheve të makinave që po kultivonin në mënyrë të paligjshme disa plantacione marijuanë, bëri të mundur identifikimin e anëtarëve të një shoqate me një bazë logjistike në provincën e Torinos, e cila vepronte midis Ekuadorit, Belgjikës, Francës, Spanjës dhe Italisë.
Grupi dyshohet se furnizonte qendrat kryesore italiane të trafikut të drogës me sasi të konsiderueshme kokaine, hashash dhe marihuanë.
Sipas shtypi italian, organizata drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë nga Dibra, të cilët janë shpallur në kërkim së bashku me dy persona të tjerë.
Dyshohet se duke shfrytëzuar burime të konsiderueshme financiare, ata rekrutuan “punonjësit e drogës” në Itali dhe Shqipëri.
Këta bashkëpunëtorë, sipas të gjitha gjasave kishin për qëllim mbajtjen, transportin dhe shitjen e lëndës narkotike në territor.
Nëndetësja e vogël
Trafikantët, ndër të tjera, kishin projektuar dhe testuar një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, me siguri që synonte transportin e drogës. Mjeti detar, i ndërtuar në fakt, nuk ishte vënë ende në funksion.
Gjatë hetimeve, të kryera nga nëntori 2021 deri në fund të vitit 2022, hetuesit kapën disa ngarkesa droge dhe sekuestruan mbi 204 kilogramë, përfshirë kokainë, hashash dhe marihuanë.
Kokaina mbërriti në Itali nga Amerika e Jugut, duke kaluar përmes Holandës, ndërsa pjesa tjetër kalonte përmes Spanjës dhe Francës, duke përdorur makina të pajisura me fund të dyfishtë të bërë vetë. Deri tani, Janë gjithsej 14 të dyshuar.
Ministrja njofton divorcin nga bashkëshorti, shpërthejnë kritikat: Vure karrierën para fëmijëve