zoom

Aktualitet

Kanosi dhe dhunoi gruan, 37-vjeçari nga Kamza hedh armën nga dritarja

Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia në Kamzë, pasi akuzohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten. Në pranga është vënë M. M., 37 vjeç.

Sipas policisë, ky i fundit, mbrëmjen e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e ka kanosur atë. Ndërsa në momentin që kanë arritur shërbimet e Policisë, ka hedhur armën e zjarrit pistoletë nga dritarja e banesës dhe ka tentuar të largohet, por është prangosur nga shërbimet e Policisë.