zoom

Rajoni

Kandidati për president Osmani, jep lajmin e mirë nga Brukseli

Kandidati për president Osmani, jep lajmin e mirë nga Brukseli

Maqedonia e Veriut po i afrohet zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të prillit. Teksa kandidatët kanë shpalosur platformat e tyre, është pikërisht ai i BDI-së, njëkohësisht ministër i Jashtëm, që jep lajm të mirë për vendin.

“Bashkimi Evropian, para vendimit për të akorduar 850 milionë euro për vendin tonë për 4 vitet e ardhshme, nëse e mbajmë kursin e reformave evropiane”.

Kështu ka shkruar i pari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në rrjetin social Facebook.

Ministri Osmani, gjithashtu, dje njoftoi se 6 miliardë euro nga BE, deri në fund të prillit do të jenë të qasshme për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Osmani garon përballë një tjetër kandidati shqiptar, Taravarit, si dhe një gruaje. Por kandidati më i fortë duket se është ai i partisë në pushtet, VRMO-DPMNE. /ZOOM.AL/