zoom

Politikë

Kandidatët për këshilltarë, Celibashi: Ka emra që dalin në 3 parti politike të ndryshme

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se në listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, rezultonin emra që ishin në tre lista të partive politike të ndryshme.

Celibashi tha se kishte edhe kandidatë të cilët as nuk e dinin se kishin kandiduar.

“Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj”,-tha Celibashi.