zoom

Politikë

Kandidatët e opozitës bëhen gati për çeljen e fushatës, çfarë po ndodh brenda “Air Albania”

Pamjet që shihni tregojnë atë çfarë po ndodh brenda ambienteve të “Air Albania”, ku do të çelet sot fushata elektorale e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet lokale të 14 majit.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Detaje janë mësuar nga organizimi. I pari që do të flasë është kandidati për kryetar i Bashkisë së Tiranës, Belind Këllici dhe i fundit Sali Berisha. Ilir Meta do të flasë para Berishës./ Zoom.al