zoom

Slider

Kallaku: Nuk duhet ta shohim ndeshjen me Katarin si test miqësor, janë finalist të Botërorit

Atmosfera në kampin kuqezi është pozitive në prag të miqësores me Katarin, që do të zhvillohet sot duke filluar nga ora 18:30 në Marbella të Sapnjës.

Mesfushori Sherif Kallaku, duke folur për Fshf.org nga Marbella, shprehet i lumtur për rikthimin e tij në kombëtare, teksa vlerëson ambientimin e shpejtë të grupit.

“Jam shumë i lumtur për rikthimin tim në Kombëtare. Ky në fakt është grumbullimi i dytë i Kombëtares që është bërë me lojtarë kryesisht nga Abissnet Superiore. Atmosfera është shumë e mirë dhe për fat të mirë të gjithë lojtarët njihen me njëri-tjetrin dhe ambientimi në grup është shumë i lehtë. Uroj shumë që të marrim një rezultat pozitiv në këtë miqësore të radhës. Normalisht është një test shumë i mirë për ne, sepse nuk duhet ta shohim si një ndeshje miqësore, por si një ndeshje të vërtetë e zyrtare e që do të na japë mundësi të na tregojë se ku jemi, sidomos për ne lojtarët e kampionatit shqiptar. Shpresoj shumë që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë”, tha Kallaku. /zoom.al/