zoom

Lajme

Kaja Kallas për herë të parë në Shqipëri, mbërrin sot në Tiranë! Zbardhet agjenda

Kaja Kallas për herë të parë në Shqipëri, mbërrin sot në Tiranë! Zbardhet agjenda

Shefja për politike të jashtme në  BE-së, Kaja Kallas, do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë ditën e sotme.

Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë nje takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Në Shqipëri, shefja e diplomacisë evropiane do të takohet edhe me ministrin për Evropë dhe Çështje Evropiane, Igli Hasani, dhe me atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

“Ajo do të marrë pjesë në takimin e parë të Dialogut për Siguri dhe Mbrojtje BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu. Po ashtu, Kallas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit nga Banka Evropiane për Investime dhe të marrëveshjeve të huas për hekurudhën Durrës-Rrogozhinë”,-thuhet në njoftim.