zoom

Sport

Juventusin e shpëton një “maçok” në fund të ndeshjes!

Juve nuk vdes kurrë, është si një mace, ashtu si Gatti, autori i golit të fitores në minutën e 95-të. Ndaj Monza-s ishte një sfidë që nisi ters, me Vlahovic që pas vetëm 10 minutash lojë shpërdoroi një rast të artë për të kaluar “Zonjën e Vjetër” në avantazh, gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Festa nuk vonoi, një minutë më pas, Rabiot me një goditje të fortë me kokë kaloi torinezët në avantazh.

Ekipi i Allegrit nuk mundi dot të vriste ndeshjen, të shënonin golin e dytë, jo vetëm që nuk e bënë këtë, por në minutën e 91-të, Valentin Carboni barazoi shifrat në 1-1.

Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt fundit, në minutën e 95-të, Gatti brenda në zonë, në dy kohë, tundi rrjetën duke i dhënë Juves një tre pikësh të artë që i ngjiti provizorisht në krye në Serie A. /ZOOM.AL/