Aplikacion
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Joz Marku, ka festuar 30-vjetorin e tij të lindjes me një festë në rreth të ngushtë, ku kanë qenë të pranishëm miq dhe persona të afërt.
Në festë ka qenë edhe partnerja e tij, Xhoana Toshi, e cila ka publikuar disa fotografi në Instagram, të shoqëruara me një mesazh të ndjerë: “Disa njerëz thjesht e bëjnë jetën më të bukur. Jam vërtet mirënjohëse për ty! Të uroj gjithë lumturinë që meriton!”.

Festimi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjet, duke shënuar një moment të veçantë për Joz Markun, i cili e ndau këtë ditë me njerëzit më të afërt.

Gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania, ai krijoi një romancë me Loredana Brati, e cila përfundoi brenda shtëpisë së reality show-t. Pas përfundimit të programit, të dy janë fokusuar në rrugët e tyre profesionale, Loredana në rrjetet sociale dhe projekte televizive, ndërsa Jozi në muzikë.

Si Lautaro shkaktoi skandal në dhomën e zhveshjes së Argjentinës