zoom

Lajme

Jose Mourinho rikthehet tek Real pas 13 vitesh

Jose Mourinho rikthehet tek Real pas 13 vitesh

Duket se Jose Mourinho është i Zgjedhuri. I zgjedhur për t’u rikthyer te Real Madridi 13 vjet pasi u largua.

Për javë të tëra, trajneri i Benficës ka bërë çmos për të shmangur pyetjet rreth të ardhmes së tij.

Por, pasi e mbylli sezonin e ligës portugeze me një fitore 3-1 në Estoril të shtunën në mbrëmje, një sezon në të cilin skuadra e tij ka mbetur e pamposhtur, Mourinho pranoi për herë të parë se të bëhet trajneri i ardhshëm i Real Madridit është në plan.

Dhe gjërat mund të lëvizin shpejt. “E ardhmja ime duhet të vendoset këtë javë,” më tha Mourinho në konferencën e tij për shtyp. “Më duhet kohë. Më duhet hapësirë. Më duhet kohë për të marrë vendimin tim. Kjo javë mendoj se do të jetë shumë e rëndësishme.

Nuk kam një propozim nga Real Madridi. Por të fshehësh, të thuash se nuk ka asgjë, nuk mund ta bëj këtë. Ka diçka. Por jo me mua drejtpërdrejt.”