zoom

Sport

José Mourinho drejt largimit nga Roma, klubi i madh europian kontakton menaxherin e portugezit

Këshilltari sportiv i Paris Saint-Germain, Luis Campos, ka biseduar me menaxherin e José Mourinhos për emërimin e portugezit në stolin e gjigantëve parizienë që këtë verë.

Trajneri i Romës është mjaft i interesuar për të drejtuar PSG-në, raportojnë mediat në Francë, edhe pse është nën kontratë me verdhekuqtë.

RCM Sport, nga ana tjetër, publikon se PSG po “përshpejton” negociatat për të mbyllur nënshkrimin e Mourinhos, një bast personal i Luis Campos, i cili e njeh portugezin që në Portugali.

Fabrice Hawkins bën me dije se “negociatat mes Campos dhe menaxherit të trajnerit portugez, Jorge Mendes kanë avancuar ndjeshëm”. /zoom.al/