zoom

Politikë

Jorida Tabaku sqaron zërat për një bashkim me grupin Berisha-Bardhi: Jam në…

“Nuk kam asnjë vend tjetër përveç PD-së”.

Kështu deklaroi Jorida Tabaku nga jashtë Kuvendit teksa u pyet për zhvillimet e fundit dhe bashkimin e grupit Berisha-Bardhi.

“Unë nuk besoj se kam pasur qëndrim ndryshe opozitar. Kam qenë në protestë edhe në korrik të 2023 kur askush nuk shkoi.

Kam që 16 vjeç që jam në PD dhe nuk kam asnjë vend tjetër vetëm se në PD”, tha ndër të tjera Tabaku.

Ditët e fundit janë lakuar disa nga emrat afër Bashës, deputetë, që mund t’i ribashkohen grupit të Bardhit. /ZOOM.AL/