zoom

Të gjitha

Jo një, por dy! Sindi surprizohet për ditëlindje nga Murati dhe Loco

Murati dhe Loco janë dy djemtë që kanë hyrë në zemrën e Sindit dhe janë ata që tashmë po luftojnë për dashurinë e saj. Deri më tani Sindi ka pasur disa takime me të dy djemtë, por nuk ka arritur ende të bëjë një zgjedhje.

Ditën e sotme në program, ajo ka festuar ditëlindjen dhe të dy djemtë e surprizuan në një mënyrë shumë të bukur. Si Murati po ashtu edhe Loco, i kishin bërë Sindit nga një buqetë me trëndafila për t’i uruar ditëlindjen. I pari që nxitoi ta surprizonte ishte Muarti, i cili i dha një buqetë me trëndafila të kuq. Këtë detaj e vuri re edhe Arjan Konomi, sepse trëndafilat e kuq janë simbol i dashurisë.

Ndërsa Loco i solli një buqetë me trëndafila të bardhë dhe shpjegoi domethënien e tyre. Sindi u emocionua shumë nga surpriza e dy djemve dhe sigurisht u ndje mjaft e përkëdhelur. Mirëpo pas kësaj surprize me siguri zgjedhja për Sindin do të jetë akoma dhe më e vështirë. Ndërkohë këto javë pritet të transmetohet takimi i saj me Muratin dhe të gjithë po presin të shohin nëse do të arrijë Sindi të bëjë një zgjedhje përfundimtare dhe t’i qartësojë të gjithë.