zoom

Aktualitet

Jetonte në Amerikë, digjet në Shkodër makina “Range Rover” e 58-vjeçarit. Pistat e para

Shkrumbohet në rrethana dhe shkaqe ende të panjohura makina “Range Rover” e një emigranti. Burime policore bënë me dije paraprakisht se se mjeti i përket një 58-vjeçari banues në Amerikë, ndërsa kanë nisur hetimet për zbardhen e ngjarjes.

Nga flakët mjeti është djegur pjesërisht, teksa po verifikohen pamjet e kamerave të sigurisë në zonë dhe po merret dëshmia e pronarit A.G., që ka thënë se nuk ka konflikte. Pista kryesore mbetet një defekt elektrik në bateri, por nuk përjashtohet edhe zjarrvënia e qëllimshme.

“Gjatë orëve të para të mëngjesit, është djegur pjesërisht automjeti tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit A. G., 58 vjeç, banues në Amerikë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për përcaktimin e shkakut të djegies së automjetit”, thuhet në njoftimin zyrtar, teksa hetimet janë aktive dhe pritet zbardhja e detajeve të tjera.

Kurse materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. /A.Q./