Aplikacion
Këngëtarja britanike Jessie J ka ndarë me ndjekësit lajmin se ka fituar betejën me kancerin e gjirit pas një viti trajtimesh dhe sfidash shëndetësore.
Artistja publikoi në rrjetet sociale një video gjatë kontrolleve të saj mjekësore, ku konfirmoi se rezultatet e analizave kanë dalë pozitive dhe se nuk ka më shenja të sëmundjes.
Në mesazhin e saj, këngëtarja tregoi se shpërtheu në lot sapo mori lajmin dhe se për herë të parë pas shumë muajsh ndjeu lehtësim të vërtetë. Jessie J zbuloi diagnozën e kancerit në qershor të vitit të kaluar, duke treguar hapur me fansat për gjendjen e saj shëndetësore. Pak kohë më vonë ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe më pas vazhdoi trajtime të tjera, çka e detyroi të anulonte edhe disa nga koncertet e planifikuara.
Këngëtarja ka deklaruar se vendosi të fliste publikisht për sëmundjen për të ndihmuar persona të tjerë që po përballen me të njëjtën betejë dhe për të ndërgjegjësuar mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm./ Zoom.al