Aplikacion
Autoritetet britanike kanë dhënë alarm për një valë të nxehti që po godet Anglinë dhe Uellsin. Sipas tyre, qindra njerëz mund të vdesin për shkak të temperaturave shumë të larta.
Kjo situatë, sipas ekspertëve, nuk do të ndodhte pa ngrohjen globale të shkaktuar nga njeriu. Temperatura është rritur me 2 deri në 4 gradë Celsius për shkak të ndotjes nga lëndët djegëse si gazi, nafta dhe qymyri.
Sipas mediave britanike, 85% e vdekjeve të pritshme janë persona mbi 65 vjeç. Ata janë më të rrezikuar nga nxehtësia ekstreme, sidomos në qytete, ku ajri është më i ngarkuar dhe i nxehtë.
Londra pritet të ketë shkallën më të lartë të vdekshmërisë.
Sipas Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Britanisë, valët e të nxehtit kanë shkaktuar mbi 10,000 vdekje nga viti 2020 deri më 2024./ Zoom.al
Protestuesit lënë mesazhin gjigand në Bulevard: Nuk na përfaqësoni/ Pankartë me 140 krimba