Aplikacion
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck së fundmi zyrtarizuan divorcin e tyre, por disa plagë mbeten të hapura.
Sipas një burimi të afërt me çiftin për Page Six, ylli i popit është “i zemëruar” për rindezjen e supozuar të romancës mes Ben dhe ish-bashkëshortes së tij Jennifer Garner, të cilët vazhdojnë të fotografohen së bashku.
“Ajo nuk është e lumtur të shohë fotot e ish-gruas së saj… Jo vetëm kaq. Ben mësohet se dëshiron të ketë një shans të dytë me të… Affleck dhe Garner vazhdojnë të kenë një miqësi solide, ai është veçanërisht i gëzuar dhe shumë i dashur me ish-gruan e tij.”
Ishte JLo ajo që paraqiti kërkesën për divorc gushtin e kaluar dy vite pas martesës. Ndryshe nga Brad dhe Angelina, të cilëve iu deshën tetë vjet për të zgjidhur betejën e tyre ligjore, ‘Bennifers’ i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre brenda disa javësh me ndihmën e një ndërmjetësi.
Detajet janë top sekret, por mesa duket as ai e as ajo nuk do të paguajnë mbështetje për fëmijë, ndërsa Jen do të heqë dorë nga mbiemri i Ben, të cilin kishte vendosur ta merrte kur u martuan.