zoom

Politikë

“Jemi në betejë”, Berisha akuza Ramës: I ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre

“Jemi në betejë”, Berisha akuza Ramës: I ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre

Kreu i PD Sali Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Gjatë një takimi me kryetarët e degëve të PD në Tiranë Berisha tha Rama duhet të largohet nga pushteti.

Sipas tij qëllimi i Ramës është të largojë mësimdhënësit nga vendi dhe të mbyll universitetet.

Berisha: Edi Rama duhet të largohet nga pushteti. E kam thënë qindra e mijëra herë. Tani ka ardhur koha ta shndërrojmë në realitet këtë moto. Nuk mund të qëndrojë në pushtet një njëri i cili me firmë dhe vulë vjedh qindra million euro taksapaguesve shqiptarë. Nuk mund të qëndroj në pushtet një kryeminister që fluturon me charter 137 herë, 2 herë më shumë se presidenti i vendit më të fuqishëm në botë dhe u thotë qytetarëve sikur të ishin dele se e bën për të promovuar avionin Air Albania.

Avioni ka kosto 150-300 mijë dollar. Nuk ka njëri në botë që tallet me qytetarët sic tallet ky. Urdhëroni se ca bën me pedagogët. Paguan shoferin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit 4 herë më shumë se një pedagog. Është e qëllimshme si të largojë mësimdhënësit nga vendi dhe të mbylli universitetetet.

Ky njeri ka tejkalur ligjet, kushtetuten, standarte dhe cdo gjë. Ky i ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre. Jemi në betejë. 12 është dita e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, do të jetë kohë protestash, mos kini asnjë iluzion. Nuk ka votim me Edi Ramën.

Postime të lidhura