zoom

Tech

Jeff Bezos hap llogari në Threads, Zuckerberg e mirëpret

Pesë ditë daljes në treg,  platformës sociale Threads, pjesë e Meta, që ka në pronësi Facebook dhe Instagram, i  janë bashkuar mbi 100 milionë persona.

Shkarkimi i Threads është mbresëlënës. Shifra, rekord. Arsyet? Çdokush që ka një llogari në Instagram mund të lidhet me Threads pa i humbur ndjekësit.

Threads i Mark Zuckerberg po përpiqet të rivalizojë kështu Twitter-in e Elon Musk, i cili ka paralajmëruar edhe një betejë ligjore, për shkak te dyshimeve se kjo platformë ka kopjuar nga Twitter.

Beteja po bëhet edhe me emrat e njohur që po i bashkohen Threads.

I fundit është pronari i Amazon, miliarderi Jeff Bezos.

“Çfarë ushqimi sugjeroni si një mëngjes i mirë ‘hangover’? Jam duke pyetur për një mik”, shkroi Bezos në profilin e tij në Threads.

Hyrja e tij në këtë platformë u përshëndet nga vetë  Zuckerberg, i cili i shkroi në koment: “Gëzohem që je këtu!”.

No description available.