Aplikacion
“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama ditën e sotme, gjatë fushatës elektorale të 11 majit nga Gjirokastra.
Deklarata në fjalë u shoqërua me reagime të Partisë Demokratike dhe disa shoqatave, si dhe nxiti zemëratë në rrjetet sociale. I zënë ngushtë nga situata që vetë krijoi, kryeministri u detyrua që në orët e vona të së martës, të postojë një video ku kërkon ndjesë. Megjithatë, ndonëse tërhiqet nga termi që përdori, Rama nuk nguron të fyejë ata që në fakt duket se e detyruan të kërkonte ndjesë.
“Është vonë, por nuk mund të mos e ndaja dot këtë reflektim. Të gabosh është njerëzore, por të mos kërkosh ndjesë kur gabon nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijët autik dhe me siguri kam lënduar prindër të tyre duke folur për autizëm politikë, shprehje që diku më ka mbetur në mendje sepse është përdorur shpesh edhe në literaturë politike e akademike e më doli sot krejt pa dashje. Ja që u desh të gaboja e pastaj të mësojë që prej vitesh konsiderohet e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë. Prandaj kërkoj ndjesë dhe u garantoj se kam jo respekt, por admirim për ta dhe të gjithë prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta ose speciale, çka dhe më ka shtyrë të nxis dyfishimin e mbështetjes nga qeveria.”
Më tej vijoi:
“Ndërsa lehaqenieve që i kam nga pas dhe që u kapën pas fëmijëve autik si i mbyturi pas fijes së barit për të fituar ndonjë pikë në sytë atyre prindërve të nderuar, kjo do të jetë një motiv më shumë që ta shpenzoj çdo energji timen deri në 11 maj që t’u japim mësimin e merituar për të gjithë ato prapësi të tyre të panumërta në kurriz të këtij vendi dhe këtij populli,”- a thua se përgjegjës për ato çfarë thotë dhe bën nuk është vetë ai, por të tjerët./ Zoom.al