zoom

Aktualitet

Java nis me diell, parashikimi i motit për ditën e sotme

Java nis me diell, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat të pakta deri mesatare por kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje- veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1 ballë.