Aplikacion
Kjo periudhë sjell mundësi për fillime të reja, por njëkohësisht rikthim te çështje të së kaluarës që kërkojnë rishikim dhe korrigjim, sipas astrologjisë. Meri Gjini theksoi në “Mes’dritë” se Hëna e Re favorizon veçanërisht temat që lidhen me familjen, shtëpinë, pronat dhe marrëdhëniet e afërta.
Astrologia këshilloi kujdes më të madh gjatë kësaj periudhe, veçanërisht në komunikim, udhëtime, drejtim automjeti dhe aktivitete që mund të sjellin rrezik, pasi sipas saj Mërkuri do të vijojë lëvizjen retrograde deri më 23 të muajit.
Kjo periudhë ju ndihmon të korrigjoni gabime të mëparshme në punë dhe të merrni informacione të reja për zhvillime profesionale. Ditët e para kërkojnë më shumë qetësi dhe shmangie të vendimeve të nxituara. Në aspektin financiar priten përmirësime graduale.
Një javë me energji pozitive për komunikimin dhe marrëdhëniet familjare. Mund të ketë zgjidhje për çështje ekonomike, dokumente apo procedura që kanë mbetur pezull. Mundësi të mira për përgjigje që i keni pritur prej kohësh.
Kujdes me nervozizmin dhe mënyrën e komunikimit me të tjerët. Marrëdhëniet profesionale kërkojnë maturi, sidomos kur ndërthuren me ato personale. Kjo periudhë mund të sjellë një selektim në rrethin shoqëror.
Jeni në qendër të vëmendjes gjatë kësaj periudhe. Është moment i përshtatshëm për të rregulluar raportin me veten, karrierën dhe objektivat personale. Rikthimet nga e kaluara duhen vlerësuar me kujdes.
Një fazë e rëndësishme për të mbyllur çështje të vjetra që kanë nisur prej disa vitesh. Organizimi dhe qartësia në vendimmarrje do t’ju ndihmojnë të arrini rezultate më të mira.
Do të përballeni me nevojën për sqarime dhe riorganizim të mendimeve. Kjo periudhë mund të përmirësojë imazhin tuaj profesional. Në dashuri kërkohet më shumë sinqeritet dhe më pak krenari.
Karriera dhe projektet personale marrin më shumë vëmendje. Mund të ndiheni të vlerësuar nga të tjerët dhe të shfaqen mundësi për iniciativa të reja, veçanërisht në biznes.
Mund të rikthehen kujtime ose emocione nga e kaluara, por këshillohet të fokusoheni te e tashmja. Mos lejoni që nostalgjia të ndikojë në marrëdhëniet aktuale.
Në punë mund të ndjeni lodhje ose presion emocional. Vendosja e kufijve do t’ju ndihmojë të ruani ekuilibrin. Për udhëtime, kjo është më shumë një periudhë planifikimi.
Marrëdhëniet në çift dhe jeta personale marrin rëndësi të veçantë. Mund të ketë rikthime nga e kaluara, por duhet menduar mirë përpara se të merren vendime emocionale.
Një periudhë e favorshme për familjen dhe çështjet që lidhen me dokumente apo plane të rëndësishme. Mund të merrni lajme pozitive për çështje të lëna pezull.
Mund të ndiheni më të ndjeshëm emocionalisht. Për disa mund të ketë njohje të reja ose ndryshime të shpejta në ndjenja. Periudhë e mirë për rregullime në shtëpi dhe ndryshime në ambientin ku jetoni./ Zoom.al