Aplikacion
Ylli i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani, pas miqësores me Lihtenshtejnin dhe golit spektakolar që shënoi dje, rrëmbeu sërish vëmendjen e UEFA-s.
Jo vetëm me golat, por dhe veprimet e tij spektakolare në fushën e blertë. Nuk është hera e parë në fakt, që UEFA në kanalin e saj zyrtar, publikon disa nga momentet më të bukura të numrit 9 të përfaqësueses tonë.
E sigurtë është, që sa here topi është në këmbët e Asanit, të gjithë presim të shijojmë magjinë që ai di të na dhurojë. Le të shpresojmë që Asani të na ketë rezervuar emocione të mëdha edhe në Euro 2024. /ZOOM.AL/

