Aplikacion
Anita Haradinaj ka ndarë së fundmi detaje të rralla nga jeta e saj personale në një intervistë për emisionin “S’e Luan Topi”.
Ajo ka folur me sinqeritet dhe humor për marrëdhënien me bashkëshortin e saj, Ramush Haradinaj, raportin me fëmijët, si dhe për lidhjen e djalit të saj me partneren e tij.
E pyetur për mënyrën se si i drejtohen fëmijët, Anita tregoi se ata nuk e thërrasin “mami”, por e thërrasin me emër. Një detaj që e pranoi me sportivitet, duke shtuar se është pjesë e dinamikës së veçantë që ka me ta.
Në mënyrë të veçantë, ajo foli edhe për rolin e saj të mundshëm si vjehrrë dhe gjyshe, duke e shoqëruar rrëfimin me humor. “Jam vjehrrë e keqe,” tha Anita me një buzëqeshje, duke treguar se i kishte kërkuar djalit dhe partneres së tij që të mos e vendosin në rolin e gjyshes apo të vjehrrës para se të mbushë 50 vjeç.
“Kur u martua vëllai im, erdhi edhe shoqja e djalit në dasmë, dhe aty filluan mendimet. E mora si një moment zyrtar. Vajza është shumë e mirë, e kam takuar, por i thashë të dyve: deri në 50 vjeç, nuk jam gati të bëhem as gjyshe, as vjehrrë,” rrëfeu Anita me të qeshur.