zoom

Aktualitet

“Jam me cirrozë në mëlçi”/ Qytetarja kërkon ndihmë për ilaçet: Shteti rimburson ato që nuk bëjnë

“Jam me cirrozë në mëlçi”/ Qytetarja kërkon ndihmë për ilaçet: Shteti rimburson ato që nuk bëjnë

Një qytetare ka denoncuar cilësinë e ilaçeve në Shqipëri.

Matjane Hajro nga Patosi i ka shkruar gazetarit Osman Stafa për shqetësimin e saj, duke treguar se vuan nga cirroza në mëlçi dhe se ilaçet që i rimbursohen, nuk i bëjnë efekt.

“Jam me cirrozë në mëlçi. Ka prekur pankreasin dhe me diabet me 4 insulina. Kam një pension 97 mijë lekë. Ilaçet më kushtojnë shumë. Shteti rimburson ilaçet që nuk bëjnë. Të lutem na ndihmo të zgjidhim këtë problem. Kam shkuar te fondi i rimbursimit të ilaçeve dhe nuk gjej zgjidhje. Ju lutem merreni seriozisht se po vdes”, ka shkruar ajo.

Osman Stafa i bën thirrje ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu të reagojë./ Zoom.al

Postime të lidhura