zoom

Të gjitha

Ja kur nis ‘Big Brother VIP 2’

Dramat, debatet dhe ironitë mes ish-konkurrentëve të sezonit të parë të “Big Brother VIP 2” nuk kanë mbaruar ende dhe me gjasë, do të zgjasin edhe për pak kohë, mirëpo sidoqoftë është bërë e qartë se kur nis sezoni i dytë.

Pa dhënë një datë fikse, moderatorja Arbana Osmani tha për “Ftesë në 5” se sezoni i dytë i reality show-t do të nisë në fund të dhjetorit.

Zakonisht programet televizive nisin në muajt shtator ose tetor, megjithatë duke marrë parasysh që Arbana është në pritje të ëmbël, mund të jetë vendosur kjo datë më e përshtatshme për të.

Të ftuara në “Pardon my french” në Top Albania Radio pak kohë më parë, producentet Lori dhe Sara Hoxha konfirmuan sezonin e dytë dhe thanë, “gjëra për të rregulluar ka gjithmonë, por mendoj se ka shkuar mirë. Jemi të lumtura me suksesin e ‘Big Brother VIP’.”

Finalja e programit ishte parashikuar të mbahej në janar, por u shty për në datën 18 shkurt për shkak të popullaritet. Fitues i edicionit të parë u shpall Ilir Shaqiri.