Aplikacion
Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të vuajë dënimin me pesë vite burg në qelinë e tij në Paris, pas vendimit të Gjykatës që e shpalli fajtor për financim të paligjshëm të fushatës presidenciale të vitit 2007 me fonde të dyshuara nga regjimi i Muammar Gaddafit.
Sapo mbërriti në burgun La Santé, të burgosurit shpërthyen në brohorima duke thirrur: “Ja ku është Sarkozi!”
Ish-presidenti, 70 vjeç, do të qëndrojë në një qeli izolimi prej 11 metrash katrorë, pa telefon, por me një televizor të vogël dhe disa libra, përfshirë “Konti i Monte Kristos” dhe një biografi të Jezusit.
Në orët e para të mëngjesit, Sarkozy u largua nga shtëpia dorë për dore me bashkëshorten Carla Bruni, nën shoqërinë e mbështetësve që valëvitnin flamuj francezë dhe brohorisnin “Turp për drejtësinë”.
Në rrjetin social X, Sarkozy publikoi një deklaratë të fortë, duke e quajtur procesin “skandal gjyqësor” dhe duke këmbëngulur në pafajësinë e tij:
“Nuk po burgoset një ish-president, por një njeri i pafajshëm.”