zoom

Stil

Ja çfarë mesazhi duhet t’i dërgosh dikujt nëse nuk do ta kesh më shok/shoqe

Miqësitë ndodh që edhe përfundojnë, për shumë arsye. Nuk është gjithmonë e nevojshme që të dërgoni një mesazh për t’i dhënë fund raportit. Ka raste kur takimet bëhen gjithnjë e më të rralla, derisa arrin një pikë që nuk flisni më. Njerëzit rriten dhe ndryshojnë dhe është në rregull që të mos duash të vazhdosh më gjatë një shoqëri.

Megjithatë, ka disa rrethana të tjera ku mund të duhet t’i japësh fund një miqësie që të vazhdoni përpara, për shembull situatat kur një raport nuk është në interesin tuaj, nuk ju bën mirë, ndikon te shëndeti etj. Çfarë mesazhesh mund të dërgoni për t’i dhënë fund një raporti? Një mesazh mund të jetë mënyrë më efektive pasi zvogëlon mundësitë që ai/ajo t’ju manipulojë.

“E vlerësoj ftesën, por interesat e mia kanë ndryshuar këto vitet e fundit dhe mendoj që nuk na lidhin më shumë gjëra.”

Lë te themi se një mik i vjetër ju fton në festa “të çmendura” me alkool dhe ju bën presion që të shkoni, ndërkohë që ju thjesht nuk doni të pini më.

“Është e vështirë ta them, por duhet të jem e sinqertë dhe të vendos veten në radhë të parë dhe të mos e vazhdoj këtë miqësi.”

Nëse një mik ndikon negativisht në gjendjen tuaj, mos e shkatërroni veten – mos hezitoni të dërgoni këtë mesazh.

“Për shkak të konfliktit të fundit, kam zgjedhur t’i jap fund kësaj miqësie.”

Një mesazh i tillë ka kuptim pas ngjarjeje të pakëndshme ose debati të madh. Ata mund t’ju kërkojnë sqarime dhe e keni ju në dorë nëse doni të komunikoni.

“Kam nevojë për hapësirë nga miqësia jonë. Distanca do të na ndihmojë që të kuptojmë se kush dhe çfarë është e rëndësishme për ne.”

Të dish si ndihesh dhe pse ndihesh në një mënyrë të caktuar është thelbësore. Merrni kohën tuaj për të vlerësuar raportin.

“Më duket sikur nuk më vlerëson si shoqe.”

Ky tekst mund të jetë një mënyrë e përsosur për t’i ndërprerë gjërat me një mik që ju ka zhgënjyer. Një pjesë e mirë e miqësive mund të kthehen sërish siç kanë qenë më parë, ndërsa disa të tjera jo.

“Unë jam përpjekur ta bëj këtë bisedë shumë herë. Por është e qartë që nuk po i kushton rëndësi. Nuk ka kuptim të jemi miq.”

Ky tekst mund t’i ndihmojë ata që të kuptojnë gabimet dhe të reflektojnë. Në të kundërt, do t’ju ndihmojë që t’i jepni fund marrëdhënies. /Anabel