zoom

Bota

Izraeli godet në “zemër” të Iranit, eliminon komandantin iranian

Izraeli godet në “zemër” të Iranit, eliminon komandantin iranian

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se Forcat e Mbrojtjes izraelite kanë eliminuar një komandant të lartë të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit gjatë një sulmi ajror në qytetin Qom.

Objektivi i sulmit, Saeed Izadi, ishte një figurë kyçe në Forcën Quds, i akuzuar për armatimin dhe financimin e Hamasit përpara sulmit të 7 tetorit ndaj Izraelit.

“Ky është një sukses i madh për inteligjencën izraelite dhe Forcën Ajrore. Drejtësi për të vrarët dhe pengjet. Dora e gjatë e Izraelit do të arrijë çdo armik”, deklaroi Katz në një postim në rrjetet sociale.

Forca Quds është një degë elitare e IRGC-së që merret me operacione jashtë Iranit dhe mbështetje të grupeve të lidhura me Teheranin në Lindjen e Mesme.

Deri më tani, Garda Revolucionare Islamike nuk ka dhënë një reagim zyrtar lidhur me vdekjen e Izadit./ Zoom.al

Postime të lidhura