Aplikacion
Ivanka Trump, vajza e ish-presidentit amerikan Donald Trump, ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi ku shfaqen tre libra mbi historinë dhe kulturën shqiptare, duke lënë të kuptohet se po i studion më thellë këto tema.
Bashkëshortja e Jared Kushner – i cili po zhvillon një projekt turistik në ishullin e Sazanit dhe ka vizituar disa herë Shqipërinë – ka zgjedhur disa prej titujve më të njohur që trajtojnë identitetin dhe historinë e shqiptarëve.
Në listën e saj përfshihen: “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” nga Miranda Vickers dhe James Pettifer; “The Albanians: A Modern History” nga Miranda Vickers; si edhe romani klasik i Ismail Kadaresë, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
“Rikërkim!”, shkruan Ivanka krahas fotos, duke sinjalizuar se është duke u informuar më gjerësisht mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari